Conte - trajneri madhështor që ta humb titullin - NACIONALE

Conte - trajneri madhështor që ta humb titullin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'BBC'.

Prishësi i garave për titull tregoi veten edhe njëherë, derisa trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte arriti atë që po dukej si e pamundur në ndaljen e shpejtësisë së Liverpoolit.

Conte është një trajner elitar, i cili tregon veten në ndeshjet e mëdha, teksa barazimi meritor 1-1 në 'Anfield' ishte dëshmi për aftësitë e jashtëzakonshme taktike dhe organizative të italianit, teksa ndikoi në një kthesë eventesh në klimaksin e sezonit.

Nuk është hera e parë që ai tregon dhëmbët sa i përket mënyrës si shkojnë gjërat në garën për titull, teksa udhëhoqi Spurs drejt një fitoreje 3-2 kundër Manchester Cityt në shkurt. Ai tash ka regjistruar dy barazime kundër Liverpoolit, dhe skuadra nga veriu i Londrës është pa humbje në katër ndeshjet kundër dy prej skuadrave më të mira të Evropës.

Ishte një ndjesi e hidhur në 'Anfield' pas vërshëllimës së fundit. Fansat nikoqirë po përjetonin një stres ekstra në kohë feste pasi skuadra e tyre e zemrës sapo kishte siguruar finalen e Ligës së Kampionëve.

Ka qenë qështje "kush do të rrëshqasë i pari" mes Liverpoolit dhe Cityt tash e disa javë dhe në fund doli të jetë Jurgen Klopp ai që "rrëshqiti" - por krejt kjo falë brilancës së Spurs.

Në kontekstin më të gjërë, ishte një rezultat që nuk ishte ideal për asnjërën skuadër, derisa City ka mundësinë të fuqizojë pozitën në krye të tabelës kundër Newcastle Unitedit, të dielën, në 'Etihad', në anën tjetër Arsenali mund ta vendos autoritetin në garën për top katërshe në shtëpi kundër Leeds Unitedit në vështirësi. 'Topçinjtë' aktualisht qëndrojnë në vendin e katërt, një pikë para Spurs, të cilët kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

Mirëpo, Spurs duhet të jetë e lumtur me barazimin pasi çdo pikë e fituar në 'Anfield' është e çmuar me Liverpoolin si një skuadër kaq e frikshme. Mënyra si Spurs luajti duhet t'i japë vetëbesim të lartë në vazhdim se ku mund të përfundojë nëse mban Antonio Conten.

Liverpooli nuk ishte në formën më të mirë dhe u duk i lodhur vonë në ndeshje, furia sulmuese që pritej të vazhdonte pasi Luis Diaz anuloi golin e Son Heung-min, dështoi të përmbushte pritshmëritë.

Klopp nuk arriti të festojë me goditje grushtesh pas vërshëllimës së fundit siç bën gjithmonë, por duhet ta dijë se gara për titull ende nuk ka përfunduar. Presioni tash kalon te City që të shfrytëzojë mundësinë që i ka ofruar Liverpooli.

Për Spurs, nevoja për ta mbështetur Conten dhe për ta mbajtur në veri të Londrës mori empati për mënyrën si organizoi skuadrën me disiplinë të frikshme në 'Anfield'. Kurajo defanzive, menaxhimi i ndeshjes dhe kërcënimi nga kundërsulmet ishin gjithashtu pikat ku impresionuan "gjelat".

Dhe, me një javë të plotë përgatitjeje për atë që është test jashtëzakonisht i vështirë për çdo skuadër, Conte tregoi edhe njëherë se ai është një burrë me një plan dhe me aftësinë që t'i bindë lojtarët që ta nxjerrin nga letra në praktikë.

Duhet të jetë diçka e veçantë për ta shpartalluar mbrojtjen e Liverpoolit dhe një bashkëveprim mes Kane, Ryan Sessegnon dhe golashënuesit Son, e arritën këtë pas 56 minutave lojë.

Ende thuhet se Conte mund të mos jetë pjesë e Spurs edhe për shumë kohë dhe nuk do mend se ai do të kërkojë përkrahje serioze nga pronari Daniel Levy për ta mbajtur të lumtur.

Ajo që është e rëndësishme është se Spurs nuk do ta gjejnë askënd më të mirë se italiani, një trajner i klasit botëror për të cilin do të kishte interesim nga gjigantët evropianë - veç Manchester Unitedit, qartazi, klub i cili në mënyrë të çuditshme vendosi se Conte nuk ishte për të.

Lajme të ngjashme