Conte insiston se Inter dhe Marotta janë fokusuar te kundërshtari i gabuar për titullin e Serie A - NACIONALE

Conte insiston se Inter dhe Marotta janë fokusuar te kundërshtari i gabuar për titullin e Serie A

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Napolit Antonio Conte insiston se Interi nuk po e realizon se cila skuadër do t’iu shkaktojë telashe në garën për titull, ndërsa ka ngacmuar edhe drejtorin sportiv Beppe Marotta.

Inter së fundmi ia ka shtuar presionin Napolit, ku shpesh publikisht po deklarojnë se janë kandidati kryesor për titull, duke përmendur mospjesëmarrjen në Evropë si fakt.

Sidoqoftë, Conte në konferencë për shtyp deklaroi se Interi është fokusuar te skuadra e gabuar.

“Para se t’ia nisi, dua t’i dërgoj një përqafim të madh Edoardo Boves nga unë dhe skuadra. Jemi me të dhe shpresojmë ta shohim së shpejti”.

“Qëllimi ynë është të rritemi dhe të ndërtojmë diçka, prandaj duhet të luajmë sa më shumë që është e mundur. Është e rëndësishme të përgatitemi mirë dhe të shkojmë në Kupën e Italisë, e cila do të na jepte më shumë mundësi”.

“Deklaratat e Marottas? E përsëris se drejtori mund të flet çfarë të dojë. E njoh sepse kam punuar me të dhe jam i sigurt se nëse Interi nuk e fiton titullin, ai nuk do të jetë i lumtur. E njoh kaq mirë”.

“Ndoshta dikush po e shtyn atë të thotë ndonjë gjë. Po flasim për një skuadër që as nuk ka dy skuadra, por dy e gjysmë. Për çfarë po flisni?”.

“Jam i bindur se Marotta nuk do të jetë i lumtur dhe do të ketë shumë pyetje në rast që nuk e fitojnë titullin”.

“Janë shumë të fokusuar te ne dhe nuk po e shohin se kush do t’iu shkaktojë probleme atyre”.

Lajme të ngjashme