Conor Gallagher i thotë “PO” Atletico Madridit
Mesfushori Conor Gallagher më në fund ka dhënë dritën jeshile për kalimin te Atletico Madrid nga Chelsea.
Edhe pse ishte kapiten sezonin e kaluar, Chelsea e vendosi në shitje anglezin, të cilit s’donte t’ia rinovonte kontratën.
Kësisoj, pas disa javëve negociata Gallagher i ka thënë “PO” kalimit te “Los Rijoblancos”, aty ku do të nënshkruajë kontratë të vlefshme për pesë vitet e ardhshme.
“Conor Gallagher ka arritur marrëveshje verbale dhe i ka thënë PO kalimit te Atletico Madridi”.
“Do të jetë e kryer pasi të përfundohen do hapa formal, ndërsa do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare”, shkroi Fabrizio Romano.
🚨🔴⚪️ EXCLUSIVE: Conor Gallagher has verbally agreed terms and said YES to join Atlético Madrid!
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 5, 2024
‘Here we go’ to follow today after formal steps, five year deal 🧨🏴
La Liga’s record fee this summer, €40m to Chelsea — brokered by Ali Barat from Epic Sports and Paul Nicholls. pic.twitter.com/7rOQgmY2jh
Ndër të tjera, ky do të bëhet transferimi më i shtrenjtë për La Liga-n në këtë afat të verës, ngase Atletico Madrid do të paguajë 40 milionë euro.