Conceicao para finales së Superkupës: Interi skuadër e fortë që është mësuar me trofe - NACIONALE

Conceicao para finales së Superkupës: Interi skuadër e fortë që është mësuar me trofe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i AC Milanit Sergio Conceicao beson se Milani nuk do të ketë fat pa punuar fortë para përballjes me Interin.

Tekniku portugez dha lëvdata për skuadrën e Simeone Inzaghit, me të cilët do të përballen të hënën në kuadër të finales së Superkupës të Italisë.

Ai deklaroi se duhet punë e madhe për ta fituar titullin e tij të parë në Itali.

“Po përgatitemi për ndeshjen. Interi është skuadër e fortë dhe që është mësuar të fitojë, ka trajnerin dhe lojtarët e njëjtë që janë mësuar së bashku që një kohë të gjatë”.

“Është mirë për ta, por duhet të fokusohemi te vetja. Ka qenë vështirë, por në kohë të vështira, duhet të bëhemi burra dhe të mos harrojmë se tifozët po na shikojnë. Mos harroni që kemi katër ose pesë lojtarë që nuk janë në formën më të mirë”.

“Duhen dy ndeshje për të fituar titullin. E kemi bërë hapin e parë dhe tani duhet ta kryejmë tjetrin. Shpresoj që shkon mirë dhe kemi besim”.

Kujtojmë, Milani është mysafir i Interit me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme