Conceicao: Milani ka karakter, Leao mund të bëhet më i miri në botë
Trajneri Sergio Conceicao insiston se gjëja më e rëndësishme është se AC Milani ka karakter pas përmbysjes fantastike ndaj Interit për ta fituar Superkupën e Italisë.
Milani ishte në disavantazh 2:0 ndaj Interit, por me një përmbysje të madhe falë golave të Theo Hernandez, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham, “Rossonerët” e gëzuan trofeun.
Pas triumfit, Conceicao deklaroi se Milani tani duhet të kthehet në nivelin më të lartë edhe në Ligën e Kampionëve.
“Jam shumë i lumtur për lojtarët sepse nuk është lehtë. Atmosfera nuk ishte më e mira kur arritëm, nuk kishte shumë punë në detaje para këtyre dy ndeshjeve dhe jemi përballur me dy top skuadra”.
“Lojtarët ishin magjik, bën gjithçka që diskutuam dhe ka gjëra që duhet të përmirësohen. Mund të kemi muaj të mirë së bashku në Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Milani të kthehet ku e meriton”.
“Tani jemi të lumtur, festojmë dhe nga nesër fokusohemi për Cagliarin”.
Ai ndërkohë shtoi se beson se sulmuesi Rafale Leao mund ta bëjë diferencën në të ardhmen.
“Leao ishte fenomenal. E njoh që një kohë të gjatë, është portugez sikur unë, por është më i qetë dhe unë jam më i tensionuar”.
“Duhet të mësoj disa gjëra dhe pastaj mund të bëhet më i miri në botë. I kam thënë edhe atij, ka shumë kualitet individual dhe nëse e vendos këtë në shërbim të skuadrës, mund të bën shumë më mirë”.
“Nuk kam dyshime se mund të bëhet më i miri në botë sezonin tjetër nëse i mëson këto gjëra”.