Cole Palmer theu rekordin mahnitës të Eden Hazardit me golin ndaj Brightonit
Sulmuesi Cole Palmer theu rekordin më të mirë të Eden Hazardit për më së shumti gola dhe asistime në një sezon në Premierligë.
Anglezi zhvilloi një tjetër paraqitje solide, duke shënuar në fitoren e vështirë të Chelseas ndaj Brightonit.
Me këtë gol, Palmer është i përfshirë në 32 gola brenda 33 ndeshjeve, që rezulton të jetë një sezon i jashtëzakonshëm për 22-vjeçarin.
22 gola dhe 10 asistime bën që Palmer ta thyejë edhe rekordin më të mirë të sulmuesit Eden Hazard, i cili kishte realizuar 16 gola dhe 15 asistime brenda 37 ndeshjeve në sezonin 2018/19.
Cole Palmer has now overtaken Eden Hazard best season goals & assists. What a season Cole Palmer is having. pic.twitter.com/Tv6qvsMfz5
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) May 15, 2024
Padyshim thyerja e këtij rekordi është arritje e madhe për anglezin, sidomos me belgun që vlerësohet si lojtar legjendar te “Blutë” e Londrës.
Hazard kishte shënuar 110 gola dhe kontribuar me 85 asistime brenda 352 paraqitjeve për Chelsean mes viteve 2012-2019, ku pastaj kaloi te Real Madridi por dështoi keq, e tani vlerësohet si “transferimi më i keq në histori”.
Gjatë shtatë viteve në “Stamford Bridge”, Hazard e ndihmoi Chelsean të fitonte dy tituj të Premierligës, dy të Ligës së Evropës ndërsa e fitoi edhe FA Cup dhe Carabao Cup.