Cole Palmer rinovon me Chelsean deri më 2033 - NACIONALE

Cole Palmer rinovon me Chelsean deri më 2033

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cole Palmer ka nënshkruar kontratë dyvjeçare të re me Chelsean, që nënkupton se do të qëndrojë në “Stamford Bridge” së paku deri më 2033.

Kontrata e re për anglezin që u transferua vetëm verën e kaluar erdhi si dhuratë pas një sezoni të parë të suksesshëm, ku regjistroi 25 gola dhe asistoi plot 15 herë në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Chelsea e bleu Palmerin nga Man City verën e kaluar për 40 milionë funte, plus 2.5 milionë euro bonuse. 22-vjeçari atëherë nënshkroi kontratë shtatëvjeçare me opsion për 12 muaj të tjerë.

Palmer kishte luajtur në Premierligë 19 herë për Cityn para se t’i bashkohej Chelseas, ku falë paraqitjeve fantastike për “Blutë” edhe mori ftesë nga Anglia për “Euro 2024”.

Palmer u rikthye në stërvitje te Chelsea vetëm javën e kaluar, ndërsa pritet të jetë titullar të dielën në sfidën hapëse të Premierligës për londinezët ndaj Cityt.

Chelsea ka qenë ndërkohë shumë aktive në verë duke transferuar emra si Tosin Adarabioyo, Omari Kellyman, Marc Guiu, Kiernan Dewsbury-Hall, Renato Veiga, Caleb Wiley dhe Aaron Anselmino.

Përndryshe, “Blutë” arritën marrëveshje edhe me Atletico Madridin për sulmuesin Samu Omorodion, por marrëveshja dështoi shkaku i problemeve në kontratë.

Ndërkohë, tani Chelsea po tenton ta transferojë Joao Felixin në vend të Omorodion, me negociatat që janë duke vazhduar.

Lajme të ngjashme