Cole Palmer e pranon se nuk donte të largohej nga Man City - NACIONALE

Cole Palmer e pranon se nuk donte të largohej nga Man City

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Chelseas Cole Palmer ka zbuluar se nuk kishte menduar të largohej nga Manchester City këtë verë.

Anglezi iu bashkua Chelseas në një marrëveshje 42.5 milionë funte, vlerë që shihej mjaftë e lartë për një 21-vjeçar pa shumë eksperiencë.

Megjithatë, deri më tani ka dëshmuar se është sulmuesi më i mirë duke u renditur i pari për gola, asistime dhe shanse të krijuara.

Palmer në një intervistë për “Sky Sports” e ka pranuar se asnjëherë nuk e ka menduar largimin nga City.

“Asnjëherë nuk e mendova largimin nga Man City. Nuk ishte në vëmendjen time. Doja të huazohesha, rikthehesha dhe të isha gati për ekipin e parë”.

“Por, pastaj ata thanë nuk ka huazim, ose qëndro ose shitesh. Pastaj, Chelsea telefonoi”.

“Gjithmonë thosha se doja t’i bashkohesha Cheseas dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i kënaqur me vendimin që kam marrë”.

Ndërkohë, Pochettino së fundmi deklaroi se Palmer ka shansin ta arrijë nivelin e Angel di Marias, por anglezi i hodhi poshtë këto komplimente.

“Çfarë lojtari. Sigurisht është lëvdatë e madhe, por jam shumë larg kësaj”.

Lajme të ngjashme