Çmenduri në Lojërat Olimpike: Pas dy orëve gjyqtari e anulon golin e Argjentinës - NACIONALE

Çmenduri në Lojërat Olimpike: Pas dy orëve gjyqtari e anulon golin e Argjentinës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lojërat Olimpike, më saktësisht në sfidën hapëse të futbollit mes Argjentinës dhe Marokut.

Të gjithë tifozët menduan se përballja mes Argjentinës dhe Marokut ka përfunduar para dy orëve, megjithatë ka ndodhur krejt e kundërta. Ndeshja vazhdoi për tre minuta që s'u zhvilluan në kohën shtesë.

Argjentina e barazoi rezultatin në minutën 90+6’, e pastaj tifozët “pushtuan” fushën, duke bërë që argjentinasit të ikin me vrap në tunel.

Pas dy orëve, u vendos që goli i pranuar në minutat shtesë ishte në pozitë jashtë loje, andaj u anulua dhe gjyqtari iu kërkojë lojtarëve të kthehen në fushë për t'i zhvilluar ato minutat e humbura.

Në fund, Maroku arriti ta ruante rezultatin dhe kësisoj i arkëtoi pikët e plota.

Lajme të ngjashme