"Çmendet" Mike Tyson, paralajmëron përballje ndaj Fury, Usyk e Dubois - NACIONALE

"Çmendet" Mike Tyson, paralajmëron përballje ndaj Fury, Usyk e Dubois

3 javë më parë

nga NACIONALE

Legjenda Mike Tyson e ka lënë të hapur rikthimin e plotë në ring në rast që arrin ta nokautojë youtuberin Jake Paul.

58-vjeçari pas gati dy dekadave do të përballet të premten mbrëma me Paul, i cili ka 27 vjeç.

Tyson thotë se po shkon meç pas meçi, por në rast të fitores është gati të rrahet edhe me tre boksierët e peshave të rënda si Tyson Fury, Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois.

“Asgjë nuk do të përjashtohet pasi ta nokautojë Jake Paulin. Dëgjo, po shkoj meç pas meçi, por nëse shkon siç pres atëherë një rikthim i plotë është mundësi”.

I pyetur nëse ishte serioz për mundësinë që të luftojë me Fury, Usyk ose Dubois, ikona e sportit shtoi: “Siç thashë, asgjë dhe gjithçka do të jenë të përfshirë”.

Tyson ndërkohë sheh frikë te kundërshtari i tij prandaj pret një fitore të premten.

“Sigurisht, ai mendon se jam përbindësh. Nuk duket optimist. Paragjykimi mund të jetë i keq, por e di se nuk jam i shqetësuar për asgjë”.

“Nuk jam nervoz, gjithnjë besoj. Gati për fitore, mezi pres tenisi. Ndihem i ri dhe i fortë sërish”.

Tyson në fund shtoi se pret që Fury të hakmerret ndaj Oleksandr Usyk,

“Usyk është boksieri më i mirë i peshave të rënda aktualisht, por Fury do ta mposhtë”.

“Pse? Sepse jam tifoz. Babai i tij i dha emrin tim. Nuk do ta lë tani”.

Lajme të ngjashme