“Çmendet” Al Hilali, i ofron Kylian Mbappes pagë prej 400 milionë euro për vit
Al-Hilal është duke provuar të bëjë të ‘pamundurën’, për të nënshkruar me sulmuesin Kylian Mbappe nga PSG.
PSG e ka lënë francezin të stërvitet me lojtarët e “padëshiruar” në skuadër, duke mos e ftuar për fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Japoni dhe Korenë e Jugut.
“Parisienët” tashmë e kanë vendosur në shitje dhe duan ta largojnë këtë verë në mënyrë që të mos e humbasin si agjent të lirë, meqenëse Mbappe ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Klubi arab Al-Hilal ka bërë lëvizjen e parë për Mbappen, me gazetarin Nicolo Schira që raporton se i ka ofruar pagë të çmendur prej 400 milionë euro për vit, deri më 2026.
Pasi dështuan ta transferojnë Leo Messin, Al-Hilal e ka bërë prioritet francezin dhe janë edhe të gatshëm t’ia plotësojnë kërkesat PSG-së, duke paguar 200 milionë euro për 24-vjeçarin, që ka edhe një vit në kontratë.
#AlHilal have submitted to Kylian #Mbappé the same amazing bid made in the last months to try to convince Leo Messi to join Saudi club: €400M/year until 2026. The french striker’d like to stay in Europe. He has an agreement in principle with #RealMadrid as a free agent from 2024
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 22, 2023
Sidoqoftë, dëshira momentale e Mbappes mbetet kalimi te Real Madrid, me të cilët ka një marrëveshje në parim për t’iu bashkuar si agjent i lirë deri në vitin 2024.
PSG është e hapur të dëgjojë të gjitha ofertat për Mbappen, por janë në dijeni se lojtari dëshiron vetëm kalimin te “Los Blancos”.
Ndërkohë, Real Madrid nuk do të bëjë asnjë lëvizje pa u njoftuar nga francezët për çmimin e Mbappes, ku janë të gatshëm të ofrojnë deri në 150 milionë euro.