"Çmenden" tifozët e Man Cityt, e votojnë Kalvin Phillips si lojtari më i mirë i vitit - NACIONALE

"Çmenden" tifozët e Man Cityt, e votojnë Kalvin Phillips si lojtari më i mirë i vitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Manchester Cityt po mundohen që ta shpallin mesfushorin Kalvin Phillips si futbollisti më i mirë i sezonit te "Qytetarët".

Phillips iu bashkua Man Cityt nga Leeds United verën e kaluar në një marrëveshje që thuhet se kushtoi 45 milionë funte.

Sidoqoftë, mbipesha dhe lëndimet e shpeshta ndikuan që anglezi të mos gjejë vend te skuadra angleze, ku ka humbur edhe besimin e trajnerit Pep Guardiola.

Si gjithmonë, Man City ka kërkuar nga tifozët që ta shpallin lojtarin më të mirë të vitit, e tani një numër i madh i votave ka shkuar për Phillips, i cili tani ka afër 60 mijë vota.

"Të gjithë janë duke votuar për Kalvin Phillips, si lojtari më i mirë i vitit te Man City".

"A mundemi të gjithë t'i rrisim votat për Phillips?".

"Unë dhe djemtë votuam për Phillips, çfarë lojtari!", ishin disa nga komentet e tifozëve të skuadrës angleze.

Së fundmi, Guardiola për të ardhmen e anglezit deklaroi: "Lojtarët duhet ta fitojnë besimin tim, të gjithë ata, jo vetëm Kalvin. Nuk jam duke u ankuar për Kalvin sepse kur nuk luan shumë është vështirë ta kapësh ritmin".

"Me Stones jemi që shtatë vite bashkë, Rodri që katër. Nuk kam pse t'iu them ndonjë gjë. Vetëm disa detaje, pra disa lëvizje aty ose këtu".

"Kalvin ndoshta në të kaluarën do të luante më shumë minuta por Rodri është në formë fantastike".

Përndryshe, Man City me një fitore në vikend ndaj Chelseas do të shpallet kampion i Premierligës.

Lajme të ngjashme