Chiesa i ofrohet Barcelonës si alternativë e Nico Williams
Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona, mund ta shikojë Federico Chiesan si alternativë të parë për Nico Williams.
Trajneri Thiago Motta e bëri të qartë javën e kaluar se "vendimi është marrë" për të shitur Chiesa këtë verë, duke parë që kontrata e tij skadon në qershor 2025 dhe ai nuk është pjesë e planeve të tyre.
Disa klube janë përmendur për ta blerë atë për nën 20 milionë euro, duke përfshirë Roma, Napoli, Tottenham Hotspur dhe Chelsea, por asnjëra nuk duket gati për të bërë ofertën.
Tani Sport sugjeron që agjenti i Chiesas ka qenë në kontakt për ta ofruar atë në mënyrë efektive te Barcelona si një alternativë e vlefshme në rast se Nico Williams vendos të mbetet me Athletic Bilbao.
Mund të jetë një tjetër opsion për italianin, por sërish duket se ata nuk nxitojnë t'i japin një përgjigje të prerë për të ardhmen e tij.
Sa më gjatë të zvarritet situata, aq më shumë gjasa do të ketë Juventusi të lirojë çmimin dhe lojtari të pajtohet me pagë më të ulët.
Minimumi që ata mund të marrin për të dhe të mos bëjnë një humbje neto me blerjen e tij origjinale prej 60 milionë euro nga Fiorentina është 15 milionë euro.