Chiesa i gatshëm ta lërë Juventusin nëse Allegri qëndron - NACIONALE

Chiesa i gatshëm ta lërë Juventusin nëse Allegri qëndron

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Juventusit Federico Chiesa do të largohet nga Torino në rast që trajneri Massimiliano Allegri.

Kontrata e italianit skadon më 2025 dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, Juve dëshiron t’ia rinovojë kontratën sa më parë.

Gjiganti italian nuk dëshiron të rrezikojë ta humbasë sulmuesin falas në vitin tjetër, prandaj nëse refuzon kontratën atëherë do ta vendosin në shitje.

Gjithçka për të ardhmen e Chiesas varet nga Allegri pra nëse ky i fundit qëndron atëherë gjasat janë të mëdha që italiani të bëhet me skuadër të re në verë.

Chiesa nuk ka lidhje të mirë me Allegrin dhe kjo dëshmohet shkaku i minutazhës së ulët që ka në fushë, prandaj s’dëshiron të qëndrojë edhe një sezon në stol.

Juventus mund t’i ofrojë Chiesas një vit rinovim me shpresën që të diskutohet një marrëveshje afatgjatë në vitin 2025.

Italiani i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” nga Fiorentina në vitin 2020, ndërsa deri më tani ka shënuar 30 gola në 124 paraqitje.

Para dy javëve, kamerat e kapën duke qenë tepër i zemëruar me Allegrin shkaku që e zëvendësoi në fillimin e pjesës së dytë.

Lajme të ngjashme