Chermen Valiev i Shqipërisë kalon në çerekfinale të Lojërave Olimpike - NACIONALE

Chermen Valiev i Shqipërisë kalon në çerekfinale të Lojërave Olimpike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mundësi nga Rusia që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, Chermen Valiev, ka arritur që me përmbysje ta fitojë përballjen e parë ndaj Turan Bayramov, kështu për të kaluar në çerekfinale të kategorisë deri në 74 kilogram në stil të lirë.

Valiev ishte duke humbur deri në momentet e fundit me rezultat 3:0, por një lëvizje e mirë bëri që ai ta barazonte rezultatin.

Më pas, kundërshtari i tij e bëri një sfidë, ku pas rishikimit të gjyqtarëve në aksionin vijues, doli që ai kishte shkelur jashtë vijës, kështu për t'ia dhuruar pikën e fitores garuesit të Shqipërisë.

Me rezultatin 4:3 Valiev e fitoi përballjen e parë dhe tani gjendet në çerekfinale të Lojërave Olimpike.

Në 1/4 e finales ai do të përballet me garuesin nga Uzbekistani, Razambek Salambekovitch Jamalov.

Lajme të ngjashme