Chelsea tenton transferimin befasues të Smith-Rowe
Chelsea është duke shikuar mundësinë për të bërë një transferim befasues të mesfushorit Emile Smith-Rowe nga Arsenal.
“Blutë” kanë shpenzuar afër 1 miliard euro që kur Todd Boehly mori drejtimin verën e kaluar, ku vetëm vitin e kaluar investuan rreth 350 milionë funte.
Sidoqoftë, Mauricio Pochettino ka kërkuar përforcime tjera sidomos pasi Christopher Nkunku u lëndua dhe do të mungojë për disa muaj.
Siç raporton “Daily Mail”, Chelsea po konsideron të bëjë një lëvizje për lojtarin e akademisë së Arsenalit Smith Rowe, derisa në listë ndodhen edhe dyshja e Barcelonës Raphinha dhe Ferran Torres.
Interesimi i Chelseas ende nuk është i avancuar dhe deri më tani s’ka asgjë konkrete, por që ka nisur të diskutohet në bordin drejtues të londinezëve.
Anglezi është pjesë e ekipit të parë të Arsenalit në vitin 2020, derisa një vit më vonë iu dha fund spekulimeve duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
Mirëpo, 23-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit dhe deri më tani është një rezervë që Arteta nuk është duke e përdorur, prandaj mund edhe të largohet në këtë afat veror.
Arteta në fakt të premten e kaluar e pranoi se mund të ketë lëvizje brenda skuadrës para se të mbyllet afati veror.
“Janë duke ndodhur disa lëvizje. Java e fundit do të jetë e nxënë, por s’ka asgjë që mund të njoftojmë për momentin”.
