Chelsea tenton transferimin befasues të Aaron Ramsdale
Chelsea është i interesuar për të nënshkruar me portierin e Arsenalit Aaron Ramsdale.
“Blutë” e Londrës duan të përfitojnë nga kjo situatë ku gjendet anglezi dhe të sjellin në “Stamford Bridge”, raporton "Sky Sports".
Ramsdale ka humbur vendin titullar shkaku i Rayas te “Topçinjtë”, i cili preferohet nga trajneri Mikel Arteta për ndeshjet e Premierligës, si dhe Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Chelsea gjithashtu s’është i kënaqur me paraqitjet e portierit Sanchez, andaj duan ta zëvendësojnë me portierin e dytë të kombëtares së Anglisë.
Ende nuk dihet saktësisht nëse Ramsdale do ta donte një kalim te rivali, duke marrë parasysh që Chelsea nuk garon në ndonjë kompeticion evropian derisa Arsenal është kandidat për titullin e Premierligës.
Ramsdale së fundmi tha se do të luftojë për vendin në formacionin bazë dhe që do të punojë më shumë që të rikthehet në 11-shen titullare.
Këtë sezon Ramsdale ka bërë vetëm katër paraqitje në Premierligë, duke pranuar katër gola dhe mbajtur një herë portën e paprekur.
Kontrata e tij momentale skadon në vitin 2026 me opsion për një tjetër derisa kartoni i shkon në 32 milionë euro.