Chelsea pritet ta zëvendësojë Pulisicin me yllin francez të Lyonit
Chelsea po përgatit një ofertë afër 40 milionë euro për yllin e Lyonit, Rayan Cherki, për të mbuluar zbrazëtirën e lënë me largimin e Christian Pulisic, që është vetëm çështje kohe kur do të nënshkruajë me Milanin.
Sipas ESPN-së, lojtari francez ka qenë në radarin e Chelseat për disa kohë dhe ai është një nga objektivat e tyre kryesorë pasi ata kërkojnë të sigurojnë një zëvendësues për Pulisic, i cili është afër një transferimi te AC Milan. Cherki, i lindur në Lyon dhe produkt i sistemit të, të rinjve të klubit, aktualisht është i kontraktuar me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2025.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Lyon kishte refuzuar më parë një ofertë nga Paris Saint-Germain për Cherki në janar. Megjithatë, kufizimet financiare me të cilat ballafaqohet klubi dhe nevoja e tyre për t'iu përmbajtur rregulloreve të Fair Playit financiar të Francës mund t'i shtyjë ata të konsiderojnë shitjen e lojtarëve për të financuar nënshkrimet e verës.

Po aq i aftë me të dyja këmbët, Cherki mund të operojë në pozicione të ndryshme sulmuese, duke përfshirë sulmuesin anësor, sulmuesin e dytë, nr. 10, madje edhe 9 fals. Paraqitjet e tij të fundit me kombëtaren franceze në Kampionatin Evropian U-21 tërhoqën vëmendjen e skautëve të Chelseat, pavarësisht eliminimit zhgënjyese të Francës në çerekfinale nga Ukraina.
Kalimi i Malo Gusto në Stamford Bridge në janar ndihmoi Chelsean dhe Lyonin të ndërtonin një marrëdhënie të mirë. Kjo lidhje mund të lehtësojë potencialisht negociatat mes dy klubeve për blerjen e Cherkit.
