Zyrtare: Chelsea nënshkruan me mbrojtësin e djathtë të Lyonit - NACIONALE

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me mbrojtësin e djathtë të Lyonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është zyrtare. Chelsea ka bërë transferimin e shtatë në afatin kalimtar të dimrit, duke nënshkruan me mbrojtësin e krahut të djathtë të Lyonit, Malo Guston, për 35 milionë euro në një marrëveshje afatgjate.

Gushto nënshkroi një marrëveshje që do ta mbajë atë në Stamford Bridge deri në verën e vitit 2030, por kalimi i tij në Londër do të kompletohet vetëm kur ta përfundojë sezonin me Lyonin.

Skuadra franceze ka njoftuar gjithashtu se në marrëveshje përpos çmimit fiks është përfshirë edhe një bonus prej 5 milionë eurove.

“Mbrojtësi do ta vazhdojë sezonin fantastik në huazim te Lyoni, përpara se të bashkohet me të kaltrit në verë për kampanjën e re”, tha Chelsea në një komunikatë në faqen zyrtare.

19-vjeçari erdhi nga gjeneratat e reja të Lyonit, për të bërë paraqitjen e tij debutuese në janar të vitit 2021 me skuadrën e parë.

Deri më tani në këtë sezon ai është paraqitur në 15 ndeshje në Ligue 1, të gjitha si titullar, me gjigantin francez që gjendet në pozitën e nëntë në tabelë pas 19 ndeshjeve të zhvilluara.

Nga Lyoni thanë se janë të dëshpëruar se nuk arritën ta mbajnë një shpresë që u rrit në akademinë e tyre, por janë të lumtur që të paktën ai do të qëndrojë deri në verë.

“Të penduar që nuk arritëm ta mbajmë një shpresë të madhe të rritur në akademinë tonë, por jemi të lumtur që Gusto do të qëndrojë deri në fund të sezonit 2022/23.”

Chelsea deri më tani në ka nënshkruar edhe me gjashtë futbollistë të tjerë, si: Noni Madueke, Mykhailo Mudryk, David Datro Fofana, Andrey Santos dhe Benoit Badiashile me marrëveshje përfundimtare, ndërsa kanë sjellë edhe Joao Felix nga Atletico Madrid në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Lajme të ngjashme