Chelsea ofron dy futbollistë plus para për Victor Osimhenin
Chelsea ka kontaktuar Napolin për transferimin e mundshëm të Victor Osimhen, duke i njoftuar se janë gati të ofrojnë Romelu Lukakun plus një lojtar tjetër të ri si pjesë e marrëveshjes.
“Blutë” janë admirues i nigerianit që një kohë të gjatë, i cili ka mahnitur në Itali këto vitet e fundit, duke arritur edhe ta fitojë titullin e Serie A.
Sipas gazetarit italian Gianluca di Marzio, Chelsea ka zhvilluar kontaktet e para me Napolin dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje për 80-90 milionë euro.
Për ta bërë marrëveshjen edhe me të lehtë, Chelsea do të ofrojë Lukakun si dhe një lojtar tjetër të ri (emri s’është bërë i ditur) si pjesë e marrëveshjes.
Napoli ka interesim për Lukakun sidomos pasi Giovanni Manna po merr pozitën e drejtorit sportiv dhe e ka bërë belgun ndër prioritetet e verës.
Lukaku është pjesë e Romës që dy sezone dhe Chelsea nuk e sheh si opsion për skuadrën aktuale ngase janë të lumtur me Cole Palmer, si dhe Nicolas Jackson.
Roma ndërkohë thuhet se nuk do të tentojë ta blejë meqenëse nuk po përputhet në mënyrën më të mirë në stilin e lojës së De Rossit.