Chelsea nuk ndalet, siguron shërbimet e mesfushorit të Juventusit - NACIONALE

Chelsea nuk ndalet, siguron shërbimet e mesfushorit të Juventusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Denis Zakaria do të jetë lojtari i radhës i cili do t'i bashkohet Chelseat. Klubi londinez pak çaste para se të përfundojë afati kalimtar veror ka bindur drejtuesit torinezë që gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Zakaria do t'u nënshtrohet testeve mjekësore në Torino, para se të udhëtojë në drejtim të Londrës, për t'u prezantuar si lojtar i Chelseat.

Ai do të kalojë në radhët e skuadrës së drejtuar nga Tuchel në huazim një-vjeçar me të drejtë blerjeje.

Lajmi është bërë i ditur nga të gjitha mediet e besueshme në Britani të Madhe dhe Itali, si The Athletic, Sky Sport Italia dhe të tjerat.

Lajme të ngjashme