Chelsea nuk humb kohë, nis punën për shitjen e Armando Brojës - NACIONALE

Chelsea nuk humb kohë, nis punën për shitjen e Armando Brojës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas eliminimit të Shqipërisë nga “Euro 2024”, ditët e sulmuesit Armando Broja janë të numëruara, me “Blutë” që po tentojnë ta shesin sa më parë.

Broja gjithmonë është pritur që të largohet nga “Stamford Bridge”, pasi dështoi të impresiononte me ekipin e parë.

Me lojtarët si Nicolas Jackson dhe Christopher Nkunku para tij, si dhe afrimin e mundshëm të Marc Guiu dhe Jhon Duran, shqiptari thjesht nuk ka vend te skuadra londineze.

Tani, Chelsea po tenton ta shesë sa më parë 22-vjeçarin. “The Athletic” raporton se presidenti Todd Boehly dhe drejtuesit e tjerë duan që ky biznes të mbyllet brenda disa javëve.

Pas largimit të Ian Maatsen te Aston Villa, Broja është lojtari i radhës që do të shitet nga Chelsea, për t’iu ndihmuar që t’i ikin dënimit për rregullat financiare.

Chelsea dikur e kishte vlerësuar sulmuesin rreth 50 milionë euro, por tani e kanë zbritur vlerën në 35 milionë euro.

Broja deri më tani nuk ka marrë ndonjë ofertë të mirë nga skuadrat që garojnë në Ligën e Kampionëve, megjithatë Evertoni dhe Wolvesi thuhet se janë të gatshëm ta mbajnë në Premierligë.

Evertoni raportohet se e ka bërë prioritet Brojën sapo ta shesin Dominic Calvert-Lewin te Newcastle Unitedi.

Lajme të ngjashme