Chelsea nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, Tottenhami e mposht në derbin e Londrës - NACIONALE

Chelsea nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, Tottenhami e mposht në derbin e Londrës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Chelsea ka pësuar humbjes e radhës në Premierligë, kësaj radhe u mposht nga rivali i qytetit, Tottenham Hotspur me rezultat 2:0, kështu duke çuar numrin në gjashtë ndeshje pa fitore radhazi në të gjitha garat.

Të kaltrit e Londrës edhe pse kanë investuar më shumë se kushdo në afatin e fundit kalimtar, ato transferime nuk janë duke dhënë frytet e veta, pasi nuk po arrijnë kurrsesi te fitorja, ndërsa Tottenhami me këtë fitore e përforcon vendin e katërt, vendi i fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Image

Ndeshja e zhvilluar në Tottenham dha një përballja tipike për një derbi, me dy skuadrat që patën mundësitë e veta për të shënuar, por më konkret u treguan vendasit, duke shënuar dy gola në tre tentime në portë, ndërsa Chelsea përveç dominimit në posedim të topit nuk arriti të shënonte as edhe një herë.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Spurs kaluan në epërsi me anë të një goli të jashtëzakonshëm nga Oliver Skipp për rezultatin 1:0.

null

null

Deri në fund të ndeshjes vendasit shënuan edhe një herë, kësaj radhe me anë të kapitenit, Harry Kane, që i gjind më së miri në zonë pas një topi të ardhur nga Eric Dier, për të shënuar për 2:0 në minutën e 82-të.

null

null

Chelsea me këtë humbje zhytet në pozitën e 10-të me katër pikë më pak se vendi i nëntë, Brentfordi, ndërsa Tottenham forcon pozitën e katërt me katër pikë më shumë se vendi i pestë, Newcastle United, por e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Ndeshja e radhës për të kaltrit është pas një jave ku takohet me Leeds United në Premierligë, ndërsa Tottenham pas tre ditësh do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në FA kupë me Sheffield United në raundin e pestë të kësaj gare.

Lajme të ngjashme