Chelsea nis negociatat me rivalin e Premierligës për Gallagher - NACIONALE

Chelsea nis negociatat me rivalin e Premierligës për Gallagher

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka zhvilluar bisedime me Aston Villan për një marrëveshje lidhur me mesfushorin Conor Gallagher.

Gallagher është vendosur në shitje nga klubi anglez meqenëse ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës, ndërsa “Blutë” kanë vendosur mos t’ia rinovojnë kontratën.

Tottenham është admirues i madh i anglez që nga viti i kaluar, mirëpo “The Athletic” raporton se Villa ka bërë lëvizjen e parë për të nënshkruar me 24-vjeçarin.

Villa ka diskutuar me Chelsean dhe përfaqësuesit e lojtarit meqenëse e shohin si adekuati për ta përforcuar skuadrën e Unai Emery, që do të merr pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Chelsea ka një lidhje të shkëlqyer me Villan, që nga transferimi i mesfushorit Carney Chukwuemeka më 2022, andaj do të tentojë ta mbyllë sa më parë marrëveshjen.

Edhe nëse dështon blerja e Gallagher, Chelsea mund të përfundojë së bëri biznes me Villan për sulmuesin kolumbian Jhon Duran, që vazhdon të jetë në “radarin” e tyre.

Chelsea po shpreson të shesë disa nga lojtarët aktual që të përgatisë një skuadër sa më të mirë, për të garuar për top katër në edicionin 2024/25.

Lajme të ngjashme