Chelsea në negociata me Bayernin për shkëmbimin e yjeve
Chelsea ka zhvilluar bisedime me Bayern Munichun për një shkëmbim të mundshëm, që përfshirën yjet si Christopher Nkunku dhe Mathys Tel.
Të dy futbollistët nuk janë të kënaqur me minutat e zhvilluara në skuadrat aktuale.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se Tel ka diskutuar me trajnerin Vincente Kompany dhe shpreson të ketë të ardhme te “Bavarezzët”, por Chelsea po e vëzhgon nga afër.
Në anën tjetër, “Blutë” kanë pyetur për situatën e Tel dhe bisedimet po vazhdojnë për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.
Bisedimet deri më tani janë në fazë shumë të hershme, sidoqoftë ka interesim nga të dy klubet për të pasur sukses.
Nkunku ka shënuar vetëm 13 gola për Chelsean këtë sezon, por kohën e ka pasur shumë të limituar. Francezi ka zhvilluar vetëm tre ndeshje si titullar, 15 erdhën nga stoli – ku shënoi dy gola në 18 paraqitje.
27-vjeçari e ka dëshmuar kualitetin në rastet që iu është dhënë, por nuk ka zënë vend në formacionin e parë të Chelseas për Premierligë.