Chelsea ndryshon mendje: Të hapur për shitjen e Armando Brojës - NACIONALE

Chelsea ndryshon mendje: Të hapur për shitjen e Armando Brojës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea tani është i hapur për ta liruar sulmuesin Armando Broja të huazohet për një çmim të caktuar nëse i garantohet shqiptarit minutazha më e lartë.

Plani origjinal i skuadrës londineze ishte shitja direkte ose huazim me obligim blerje, mirëpo shkaku që e vlerësojnë lartë kartonin e Brojës marrëveshja s’ka qenë e mundur.

Megjithatë, me afatin kalimtar dimëror që po mbyllet Chelsea ka ndryshuar mendje dhe tani do t’i thoshte “PO” edhe largimit vetëm për huazim për gjashtë muaj, raporton mediumi britanik “The Athletic”.

Sidoqoftë, raporti shton se shanset që 22-vjeçari të qëndrojë në “Stamford Bridge” janë të mëdha dhe nëse situata mbetet e njëjtë atëherë do ta shesin në verë.

Chelsea të martën refuzoi një ofertë huazimi nga Wolves ditë më parë, derisa Fulham mbetet ndër skuadrat e interesuara.

Lojtari s’është në projektin e parë të Chelseas dhe kjo u bë mëse e ditur dje meqenëse u la në stol në humbjen 4:1 ndaj Chelseas.

Kujtojmë, Broja po vuan që ta gjejë formën që kur këputi ligamentin kryesor të gjurit në dhjetorin e vitit 2022, derisa u rikthye nëntë muaj më vonë në humbjen 1:0 ndaj Aston Villas. Që atëherë, ka shënuar dy gola dhe dhuruar një asistim këtë sezon.

Lajme të ngjashme