Chelsea ndalet me barazim nga Crystal Palace, Newcastle United fiton ndaj Tottenham Hotspur
Chelsea është ndalur me barazim 1:1 nga Crystal Palace në Stamford Bridge në kuadër të xhiros së tretë të Premierligës, ndërsa në anën tjetër Newcastle United ka shënuar fitore 2:1 ndaj Tottenham Hotspur.
Të kaltrit e Londrës pasi e nisën me humbje, në xhiron e dytë u këndellën për të fituar ndaj Wolves, teksa tani kanë shijuar edhe barazimin.
Skuadra e Enzo Marescës ishte më e mirë pothuajse gjatë tërë takimit, duke pasur në kontroll posedimin e topit e raste më shumë, por që nuk arritën ta menaxhonin epërsinë, për të marrë sërish tre pikë.
Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 25-të, kur Cole Palmer asistoi shumë mirë për Nicolas Jackson, i cili lehtësisht në portën boshe shënoi për ta kaluar Chelsean në epërsi, për rezultatin 1:0.
⚽️ Nicolas Jackson 26'
— Whispering (@iam_whispering) September 1, 2024
Assist: Cole Jermaine Palmer
Chelsea 1-0 Crystal Palace
Jackson scores his first premiere league goal of the season
#CHECRY https://t.co/RxeB2yg7uu pic.twitter.com/bp5JAhNtTh
Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, teksa Crystal Palace barazoi rezultatin shumë shpejt në pjesën e dytë.
Zhvillohej minuta e 53-të e takimit, kur Eberechi Eze shënoi gol të jashtëzakonshëm, për të barazuar shifrat në 1:1.
🚨🏴 GOAL | Chelsea 1-1 Crystal Palace | Eberechi Eze
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 1, 2024
WHAT A GOAL FROM EBERECHI EZE !!!!!!!!!pic.twitter.com/KwWp9ivGLg
Me këtë rezultat përfundoi takimi në Stamford Bridge, me Chelsean që mjaftohet me një pikë, duke grumbulluar katër sosh në tri xhirot e para, e për Crystal Palacen kjo është pika e parë në këtë sezon të Premierligës.
Në anën tjetër, Newcastle United ka shënuar fitore ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 2:1.
Magpies kaluan në epërsi në minutën e 37-të me golin e Harvey Barnes.
Dan Burn barazoi gjithçka në minutën e 56-të me autogolin e shënuar, por ishte Alexander Isak që riktheu epërsinë prej një goli të Newcastle në minutën e 78-të.
Në vazhdim nuk pati më gola dhe Newcastle e shijon edhe fitoren e dytë në kampionat, teksa ka edhe një barazim, me shtatë pikë të mbledhura në tri xhirot e para. Tottenham në anën tjetër, e pëson humbjen e parë, pasi e nisi sezonin me fitore dhe barazim.