Chelsea mund të mësojë nga Arsenali për ta ndërtuar ekipin - thotë Lampardi - NACIONALE

Chelsea mund të mësojë nga Arsenali për ta ndërtuar ekipin - thotë Lampardi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Suksesi i Arsenalit në Premierligë duhet të jetë shembull për Chelsean pas një sezoni dëshpërues, tha trajneri i përkohshëm i të kaltërve, Frank Lampard.

Humbja 2:0 ndaj Brentford javën e kaluar lë Chelsean në vendin e 12 në tabelë, duke u bërë sezoni më i dobët që nga viti 1993/94 ku përfunduan në vendin e 14 nën menaxhimin e trajnerit Glenn Hoddle, pavarësisht se kanë shpenzuar shumë që nga marrja e pronësisë së klubit nga Todd Boehly në verën e kaluar.

Të martën, Chelsea përballet me skuadrën e Arsenalit, që përfundoi jashtë katërshes për gjashtë sezone radhazi mes 2016-2022, por tani është në një garë të ashpër për titull pas përmirësimit dukshëm nën drejtimin e trajnerit, Mikel Arteta.

Chelsea told they are 'destroying' Lampard's reputation with Boehly 'laughing at him'

“Ka një proces të gjatë për të arritur aty ku dëshironi të arrini. Më kujtohet se u përballa kundër Mikelit në fillimin e sezonit”, u tha Lampard gazetareve përpara udhëtimit në Emirates Stadium.

“Ndonjëherë ata luanin me pesë në mbrojtje, ndonjëherë katër, tani kanë një renditje të qartë. Ka pasur shumë punë në ekip Mikel, rreshtim dhe rekrutim i mirë. A kemi mundësi ta bëjmë këtë? Po. Do të marrë kohë dhe vendime të mira? Natyrisht që po. Por mund ta bëjmë.”

Mikel Arteta: Arsenal boss will 'have conversations' with players about behaviour as club fined £40,000 - BBC Sport

Lampard tha se lojtarët e Chelseat nuk kanë vetëbesim të madh, për shkak të formës së tyre të dobët, por sfidoi skuadrën e tij për të kundërshtuar mungesën e besimit në vetvete me punë të mëdha. “Ju duhet të punoni për të marrë një nivel të paraqitjeve që rikthen besimin. Kam qenë këtu në momente ku besimi ka qenë i ulët sepse askujt nuk i pëlqen të humbasë ndeshjet. Kam pasur momente si lojtarë ku kemi rënë nga standardet tona si kolektiv dhe na është dashur të ngrihemi sërish në këmbë.”

Frank Lampard | Official Site | Chelsea Football Club

“Gjatë historisë, ne kemi menaxhuar që të kthehemi falë punës së palodhshme. Ne duhet të mendojmë për të ardhmen dhe të punojmë vërtet shumë për ta çuar skuadrën atje ku duam.”

Lampard shtoi se mbrojtësi Kalidou Koulibaly mund të jetë jashtë fushës së gjelbër për një kohë pasi ai lëndoi muskulin në ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve./Orselina Lazraj

Lajme të ngjashme