Lampard thotë se Enzo është e ardhmja e Chelseat - NACIONALE

Lampard thotë se Enzo është e ardhmja e Chelseat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i përkohshëm i Chelseat, Frank Lampard, i ka dalë në mbrojtje mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, pasi ky i fundit ishte cak i kritikave të shumta. Legjenda e të kaltërve tha 22-vjeçari do të jetë e ardhmja e klubit londinez.

Chelsea shpenzoi 121 milionë euro për të sjellë Fernandez në Stamford Bridge nga Benfica në janar, duke insistuar ta marrin menjëherë në skuadër, në vend që të presin verën. Por deri më tani kjo lëvizje nuk ka qenë e suksesshme. Edhe pse Fernandez ka pasur momente të shkëlqyera dhe mund të përmbushë fare mirë potencialin e tij, vendimi për të paguar ekstra për ta marrë atë menjëherë mund të cilësohet veprim i nxituar, me të kaltrit që janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe janë në vendin e 11-të në Premierligë.

Lampard, megjithatë, mbetet një besimtar i fortë në fituesin argjentinas të Kupës së Botës dhe e sheh atë si një yll në zhvillim.

Enzo is future of Chelsea - Frank Lampard - Vanguard News

"Ai është një talent fantastik," u tha Lampard gazetarëve. "Për një lojtar të ri të arrijë atë që ka arritur në këtë vit futbolli është e mahnitshme. Është një moment i vështirë ardhja e tij në klub, por është një sfidë që do ta bëjë atë më të mirë. Ai është e ardhmja e Chelseat.”

Në një formë, Chelsea që nuk ka asgjë se për çfarë të luftojë këtë sezon, në fakt kjo mund të funksionojë në avantazhin e Fernandez. Pritjet për klubin nuk kanë qenë kurrë më të ulëta, kështu që ai ndoshta mund të zhvillohet për pjesën tjetër të sezonit me më pak presion sesa nëse të kaltrit do të ishin ende në garë për trofe apo vende evropiane.

Enzo Fernandez Chelsea 2022-23

Chelsea ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Brentford të mërkurën dhe do të përpiqet të ndërpresë një seri humbjesh prej katër ndeshjesh radhazi.

Lajme të ngjashme