Neville: Çmimi i paguar për Enzo Fernandez është çmenduri - NACIONALE

Neville: Çmimi i paguar për Enzo Fernandez është çmenduri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gary Neville ka kritikuar shpenzimet që po bëhen për disa futbollistë, që sipas tij nuk përkojnë me vlerën e njëmendtë që kanë të njëjtin. Rast konkret për të është transferimi në Chelsea i Enzo Fernandez.

Chelsea kompletoi një afat kalimtar futbollistësh në muajin janar që kaloi çdo rekord të mundshëm sa i përket shpenzime financiare. Blerja më e rëndësishme ishte Enzo Fernandez. Kartonin e tij e pagoi plot 120 milionë euro.

Këto shifra parash janë çmenduri e llojit të vet për analistin dhe njëherësh ish-futbollistin anglez, Gary Neville. Ai mendon se profile të caktuara lojtarësh nuk duhet ta kalojnë një tavan të shpenzimeve.

“Cucurella për 64 milionë funta dhe Enzo për 107 milionë funta. Njëri është anësor, tjetri është mesfushor qëndror. Piku i çmimeve për këta lojtarë do duhej të ishte jo më i lartë se 60 milionë funta”, tha ai fillimisht.

Ai përmendi edhe arsyet që shtyjnë të këtë një mendim të tillë: “Lojtarët si Rodri, Fabinho, Casemiro – këta nuk shënojnë mbi 30 gola në sezon. Prandaj pse paguhen të gjitha ato para? Çfarë fiton me këto investime? Më duken transferime të çuditshme. Nuk po them se nuk janë të mirë. Mund të jenë mbresëlënës në Angli. Mirëpo, këto investime janë çmenduri.”

Gjithsesi, Enzo Fernandez debutoi pak ditë pasi u transferua në “Stamford Bridge”. Ai para publikut të klubit londinez luajti me minuta të plota kundër Fulhamit, në ndeshjen që përfundoi baras pa gola, 0:0. Përfaqësuesi argjentinas u paraqit mjaft mirë, duke u lavdëruar për atë që dëshmojë në fushë.

Lajme të ngjashme