Chelsea merr “goditjen” e radhës, Nicolas Jackson nuk kthehet para prillit
Chelsea ka marrë një ‘goditje’ të madhe me sulmuesin Nicolas Jackson që ka pësuar lëndim dhe do të mungojë së paku deri në muajin prill.
Senegalezi pësoi lëndim në fitoren ndaj West Ham Unitedit, ku u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë.
Jackson mungoi në eliminimi nga FA Cup, ndërsa kreu disa teste mjekësore këtë javë. Pas skanimeve, rezultoi se dëmtimi i lojtarit është mjaft serioz kësisoj nuk do të rikthehet para muajit prill.
Gjatë kësaj periudhe, Jackson do t’i humbasë përballjet ndaj Aston Villas, Southamptonit, Leicester Cityt dhe Arsenalit.
Chelsea shpreson që qendërsulmuesi do të jetë gati në ndeshjen ndaj rivalit lokal Tottenham më 2 prill.
Mungesa e Jackson do t’i shkaktojë probleme trajnerit Enzo Maresca, shkaku se nuk kanë ndonjë qendërsulmues tradicional.
Marc Guiu gjithashtu u lëndua në përballjen ndaj West Ham ndërsa ende nuk dihet se për sa kohë do të jetë jashtë fushës.
Christopher Nkunku kësisoj mund të jetë numri 9 i Chelseas në ndeshjet e radhës, ku e pret një sfidë e vështirë për ta zëvendësuar Jacksonin.
Jackson këtë sezon ka realizuar nëntë gola dhe dhuruar pesë asistime në Premierligë.