Chelsea me rikthim të "çmendur" fiton derbin anglez ndaj Man Unitedit
Chelsea ka bërë një rikthim fantastik nga 2:3 në 4:3 në katër minutat e kohës shtesë për ta fituar derbin ndaj Manchester Unitedit.
Kryederbi anglez ishte i zjarrtë nga minuta e parë, me Unitedin që bëri një rikthim nga 2:0 në 2:3, por pastaj Chelsea e riktheu në 4:3 për t'i arkëtuar pikët e plota në "Stamford Bridge".
Chelsea e nisi për mrekulli me kapitenin Conor Gallagher që i dha epërsinë pas vetëm katër minutave lojë pas një aksioni të shpejtë (4’).
Situata për Unitedin veçse u përkeqësua pasi Antony shkaktoi një 11-metërsh me një ndërhyrje te Cucurella, ku nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Cole Palmer (19’).
Man Unitedi pastaj nisi ta marrë vetëm, me Alejandro Garnacho që e ngushtoi epërsinë duke përfituar nga gabimi amator i Caicedos (34’).
Ndërsa, pesë minuta më vonë Bruno Fernandes e barazoi rezultatin, duke shënuar me kokë pas harkimit të mrekullueshëm së Dalotit (39’).
Mysafirët pas disa tentimeve arritën ta përmbysnin, me Garnachon që realizoi sërish. Këtë herë me kokë pas asistimit të bukur të Antonyt.
Megjithatë, Chelsea s'u dorëzua duke realizuar dy herë kur askush s'e priste. Fillimisht Dalot shkaktoi një penallti pas një ndërhyrje brenda zonës, nga e cila sërish i pagabueshëm ishte Palmer (90+9').
Kurse, dy minuta më vonë anglezi kompletoi het-trikun duke realizuar gol të bukur pas asistimit të Fernandezit (90+11').
Me këtë fitore, Chelsea renditet në pozitën e 10-të me 43 sosh, pesë më pak se Unitedi që zë pozitën e gjashtë me 48 sosh.