Chelsea me një lojtar më pak triumfon ndaj Brightonit - NACIONALE

Chelsea me një lojtar më pak triumfon ndaj Brightonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka arkëtuar pikët e plota me shumë mund në shtëpi ndaj Brightonit, në kuadër të xhiros së 14-të në Premierligë.

“Blutë” fituan me rezultat 3:2, ani pse në pjesën e dytë ishin me një lojtar më pak.

Chelsea e nisi shumë mirë duke kaluar në epërsi përmes Enzo Fernandez që u asistua nga Badiashile (17’).

Vetëm katër minuta më vonë, Colwill dyfishoi epërsinë pas harkimit të Jacksonit (21’).

Brighton nisi të jep shenja jete në përfundimin e pjesës së parë, duke ngushtuar rezultatin me Bounanotte që u asistua nga Lallana (43’).

Problemet për vendasit nisin pasi kapiteni Conor Gallagher u ndëshkua me karton të kuq, si pasojë e dy kartonëve të verdhë (45’).

Megjithatë, Chelsea disi vazhdoi ta mbante dominimin për ta vulosur fitoren me Fernandez, që realizoi nga 11-metërshi (65’).

E tëra që bëri skuadra mysafire ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit i shënuar nga Joao Pedro në minutat shtesë (90+2’).

Chelsea tani ngjitët në pozitën e 10-të me 19 pikë, derisa Brighton zë vendin e tetë me 22 sosh.

Lajme të ngjashme