Chelsea më në fund i gëzohet fitores, Tottenham e pëson në fund nga Wolves
Chelsea pas gjashtë ndeshjeve ka shënuar fitore duke e mposhtur në shtëpi Leeds Unitedin (1:0), derisa Tottenham është mposhtur në udhëtim te Wolves (1:0) në kuadër të xhiros së 26-të në Premierligë.
"Blutë" e Londrës shënuan fitore me rezultat minimal 1:0, sfidë që e dominuan gjatë tërë kohës.
Chelsea e nisi mjaftë mirë duke rrezikuar me anë të Kai Havertz dhe Joao Felix, por goditjet e të dyve përfunduan jashtë portës.
Sidoqoftë, duarkryq nuk qëndroi as Leeds United, të cilët kishin një mundësi shënimi me anë të Jack Harrison në përfundimin e pjesës së parë, por që Kepa Arrizabala bëri një pritje të bukur.
Në pjesën e dytë, ishte mbrojtësi Wesley Fofana që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur të Chilwell për t'i dhënë epërsinë vendasve (53').
Pas kësaj, Chelsea arriti ta ruajë rezultatin për t'i arkëtuar pikët e plota. Kështu, skuadra e Graham Potter vazhdon të renditët në pozitën e 10-të me 34 pikë, derisa Leeds qëndrojnë në pozitën e 17-të me 22 sosh.
Në anën tjetër, Wolves arriti ta befasojë në fund Tottenhamin për t’ia shkaktuar humbjen e radhës.
Skuadra londineze ishte shumë kërkuese gjatë tërë kohës duke pasur afro 20 tentime, por asnjërën nuk arritën ta finalizojnë.
Sulmuesi Heung-min Son goditi traversën nga afërsia, njësoi si Pedro Porro, por të pasuksesshëm.
E kur askush nuk e priste, në skenë doli Adama Traore që befasoi të gjithë duke mposhtur Hugo Lloris me një goditje të bukur (83’).
Kështu, Tottenham vazhdon të renditët në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa Wolves ngritët në pozitën e 13-të me 28 sosh