Chelsea me mund eliminon AFC Wimbledonin, kualifikohet tutje - NACIONALE

Chelsea me mund eliminon AFC Wimbledonin, kualifikohet tutje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka shënuar fitore të ngushtë ndaj AFC Wimbledon në kuadër të raundit të 32-të në Carabao Cup.

“Blutë” e Londrës fituan me shumë mund, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 3:2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes mesfushorit James Tilley që realizoi nga pika e bardhë (19’).

Chelsea vazhdoi të dominonte dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të talentit Noni Madueke në përfundimin e pjesës së parë, që gjithashtu realizoi nga pika e bardhë (45+1’).

Hero për vendasit ishte i sapo inkuadruari Enzo Fernandez që realizoi një gol të bukur për ta vulosur fitoren (72’).

Kësisoj, Chelsea siguron kualifikimin në rrethin e 16-të më të mirave, ndërsa do të përballet me fituesin e takimit Sheffield United – Lincoln.

Lajme të ngjashme