Zyrtare: Chelsea konfirmon transferimin e Zakarias
Chelsea ka konfirmuar huazimin e mesfushorit Denis Zakaria nga Juventusi.
Mesfushori zviceran bëhet lojtari i fundit që i bashkohet të kaltërve nga Londra, pas pak minuta më parë u zyrtarizua edhe Pierre-Emerick Aubameyang.
Welcome to Chelsea, Denis Zakaria! 💙 #ZakariaIsChelsea pic.twitter.com/efdBVdefLV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 2, 2022
25-vjeçari qëndroi vetëm gjashtë muaj te zonja e vjetër, pasi këta të fundit e transferuan në janar të këtij viti nga Borussia Moenchgladbach për 5 milionë euro.
Huazimi i zviceranit është njëvjeçar, por skuadra londineze zotëron mundësinë për blerjen përfundimtare në fund të sezonit 2022/23.
Fjalët e para të tij si lojtar i Chelseas, ishin: “Dua të përshëndes të gjithë tifozët e Chelseas. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam ’I kaltër’ dhe mezi pres t'ju shoh së shpejti në Stamford Bridge."
Zakaria me kalimin e tij, ka çuar numrin e lojtarëve të transferuar në këtë afat kalimtar veror në tetë, pasi më parë janë siguruar: Koulibaly, Cucurella, Fofana, Aubameyang, Sterling, Chukwuemeka dhe Casadei.