Chelsea konfirmon transferimin e Aaron Anselmino nga Boca Juniors
Chelsea e ka konfirmuar transferimin e 19-vjeçarit qendërmbrojtës Aaron Anselmino nga Boca Juniors.
Anselmino vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenj në Amerikën Jugore, ndërsa ka qenë shënjestër e Chelseas tërë verën, si pjesë e planit agresiv për të marrë talentët e rinj.
Një marrëveshje prej 17 milionë funteve u arrit javë më parë, ndërsa Chelsea tani ka njoftuar se mbrojtësi, i cili luan edhe në mesfushë, ka nënshkruar kontratë shtatëvjeçare në “Stamford Bridge”.
Si pjesë e marrëveshjes, Anselmino do të qëndrojë sezonin tjetër në formë huazimi te Boca, ku tashmë ka bërë 10 paraqitje zyrtare.
Chelsea is pleased to announce the signing of defender Aaron Anselmino, who will spend the 2024/25 campaign on loan at Boca Juniors. pic.twitter.com/HRWm8xVt9O
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 8, 2024
Anselmino bëhet transferimi i tetë i Chelseas këtë verë, ndërsa “Blutë” kanë marrë edhe sulmuesin e Palmerias Estevao Willian, i cili do t’iu bashkohet në Londër kur t’i mbush 18 vjeç më 2025.
Shpresat për Anselminon janë jashtëzakonisht të larta, i cili ka bërë debutimin në qershor 2023 dhe nga mediat aragjentinase është vlerësuar si lojtari më i mirë i ri.