Chelsea identifikon tifozin që bëri fyerje racore ndaj Son, i ndalohet hyrja në stadium për kohë të pacaktuar - NACIONALE

Chelsea identifikon tifozin që bëri fyerje racore ndaj Son, i ndalohet hyrja në stadium për kohë të pacaktuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një tifoz i Chelseas që mbante biletë sezoni i është dhënë një ndalim i pacaktuar nga ndjekja e ndeshjeve të klubit të tij të zemrës, pas një incidenti të abuzimit racist ndaj lojtarit të Tottenham Hotspur, Son Heung-min gjatë barazimit 2-2 mes dy klubeve të dielën e kaluar më 14 gusht.

Klubi lëshoi një deklaratë për të konfirmuar se individi ishte identifikuar dhe më pas i është ndaluar hyrja në Stamford Bridge për një kohë të pacaktuar.

Të kaltrit e Londrës lëshuan një deklaratë në fillim të javës në lidhje me hetimin e këtij incidenti që ka të bëjë me abuzim racist dhe individi do t'i nënshtrohej sanksioneve më të forta të mundshme, pasi të identifikohej.

Në deklaratë, ata gjithashtu thanë: "Klubi i Futbollit Chelsea gjen çdo formë të sjelljes diskriminuese krejtësisht të neveritshme. Ajo nuk ka vend në Chelsea dhe në asnjë nga komunitetet tona.

“Chelsea FC vazhdimisht e ka bërë shumë të qartë pozicionin e saj të tolerancës zero ndaj sjelljeve diskriminuese, megjithatë ka ende idiotë të tillë që i bashkohen këtij klubi si të ashtuquajtur ‘tifozë’, gjë që turpëron Chelsea FC, trajnerët, lojtarët, stafin dhe mbështetësit e vërtetë të skuadrës sonë”.

A është ky rasti i parë që Chelsea dënon tifozët për këto veprime?

Në fakt rasti i Sonit nuk është rasti i parë abuziv nga tifozët e Chelseas. Kjo më parë kishte ndodhur edhe me Raheem Sterling që tani luan për këtë skuadër, por si incident kishte ndodhur sa ishte pjesë e Manchester Cityt.

Incidenti në fjalë ndodhi gjatë një ndeshje mes Manchester Cityt dhe Chelseas në vitin 2018, të cilën e fituan qytetarët me rezultat 2:0, sidoqoftë fitores ia mori anën veprimi i keq i tifozit, i cili më pastaj mori dënim që i ndalohet përjetësisht pjesëmarrja në tribunat e stadiumit.

Edhe pse klubi ia ndaloi përjetësisht stadiumin atij dhe pesë tifozëve të tjerë që vetëm i sanksionoi, asnjëherë ndaj tyre nuk u ngrit një akuzë, dhe si arsye u përdor mungesa e provave se ishte përdorur gjuhë me motive racore.

Sterling pas asaj ndeshje hyri në Instagram dhe u përgjigj me një postim ndaj fyerjeve. Ai aty tha se ka qeshur me rastin, pasi që nuk kishte pritur më shumë dhe më mirë, ndërsa e shoqëroi me një lajm të përditshmes DailyMail, e cila shkruante për dy futbollistë të rinj, por që i dallonte për nga ngjyra edhe pse ishin të së njëjtës skuadër.

Lajme të ngjashme