Chelsea ia tregon “derën” yllit të skuadrës pas vetëm gjashtë muajve
Ylli i Chelseas Kiernan Dewsbury-Hall thuhet se do të lejohet të largohet në afatin e janarit pavarësisht që ka qenë në klub vetëm që gjashtë muaj.
“Blutë” paguan 30 milionë funte nga Leicester City në qershor, por po vuan për të gjetur minuta nën urdhrat e Enzo Marescas.
Sipas “Daily Mail”, në klub po zhvillohen bisedime se Dewsbury-Hall të lejohet të largohet për më shumë minuta, me një rikthim te Leicesteri si opsion i mundshëm.
Chelsea do të dëgjojë oferta për lojtarin, kurse as trajneri Maresca thuhet se nuk do të ndërhyjë ngase është i kënaqur me lojtarët e tjerë.
Dewsbury-Hall fiton rreth 80 mijë funte për javë kurse ka kontratë deri në vitin 2029. Skuadra londineze duhet të kontribuojë në pagën e lojtarit në rast që i ribashkohet Leicesterit.
Maresca ndërkohë e ka konfirmuar se lojtarit nuk po i pëlqen që s’është titullar te Chelsea, shkaku që me italianin ishte i padiskutueshëm te Leicesteri vitin e kaluar.
“Kiernan ishte te Leicesteri lojtari ma i rëndësishëm. Ai pastaj shkoi te Chelsea për t’u bërë një lojtar tjetër. Duhet ta pranoni këtë. Ndoshta në fillim, nuk mund të pajtoheni”.
“Tani është më mirë. Si trajner jam shumë i kënaqur me Kiernna, padyshim. Por, sigurisht ai duhet të vazhdojë të punojë, të pres shansin dhe ta dëshmoi vetën siç bëri në Ligën e Konferencës”.
Këtë sezon, lojtari ka zhvilluar 14 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, derisa edhe shënoi golin e parë në fitoren 4:2 ndaj Gent në tetor.