Chelsea ia rrëmben edhe Romeo Lavian Liverpoolit
Chelsea siç duket ia ka rrëmbyer edhe një futbollist tjetër Liverpoolit. Bëhet fjalë për yllin e Southampton, Romeo Lavia, për të cilin ‘Reds’ patën marrëveshje me skuadrën e tij, por mesfushori belg i ka bërë me dije ‘shenjtorëve’ se dëshiron të transferohet te skuadra londineze.
Pothuajse ngjarje e njëjtë ndodhi edhe me Moises Caicedon, kur Liverpooli arriti marrëveshje me Brighton, por lojtari e dëshiroi kalimin te Chelsea dhe tani të kaltrit i fitojnë dy beteja të mëdha me të kuqtë nga Anfield.
Sipas Fabrizio Romanos, kushtet personale mes lojtarit dhe Chelseat janë rënë dakord, por tani do të diskutohet me Southampton për çmimin, ndonëse raportohet se pa përfshirë bonuset do të ketë një ofertë prej afër 60 milionë euro.
Chelsea dëshiron që kjo marrëveshje të përfundojë në 24 orët e ardhshme, me nënshkrimin e Moises Caicedos që pritet të ndodhë sot.
Në afatin kalimtar të gushtit 2022, Chelseat iu refuzua oferta e njëjtë nga Southampton për Lavian, pasi belgu u transferua te ‘shenjtorët’ në muaji korrik për diku 15 milionë euro.

