Chelsea i kthen përgjigje Manchester Unitedit pas ofertës së tretë për Mount
Chelsea ia ka hedhur poshtë edhe ofertën e tretë Manchester Unitedit për mesfushorin Mason Mount, në vlerë 63.9 milionë euro.
Unitedi kishte paralajmëruar se do të tërhiqej nga bisedimet me të kaltrit nëse do t’i refuzohej edhe oferta e tretë.
Besohet se Chelsea i dëshiron të paktën 67.4 milionë euro plus 8.1 milionë euro bonuse për ta shitur përfaqësuesin e Anglisë.
Megjithatë, Unitedi ndien se kjo shifër është e tepërt sepse Mount e ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Chelsean dhe bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur.
Unitedi iu hodhën poshtë edhe dy ofertat e mëparshme në vlerë 46.5 milionë dhe 58.1 milionë euro nga rivali i Premierligës.

Raportohet se Chelsea i ka thënë Unitedit se është i gatshëm për t’u takuar për ta zgjidhur këtë çështje.
Trajneri i djajve të kuq Erik ten Hag e dëshiron Mountin si blerjen e parë të verës, pasi është duke synuar ta përforcojë skuadrën pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Kushtet personale nuk besohet të jenë problem, pasi Unitedi është i bindur se lojtari dëshiron të luajë në Old Trafford.
Ai e fitoi Ligën e Kampionëve 2021, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës me të kaltrit.
