Chelsea i hapur për shitjen e Armando Brojës - NACIONALE

Chelsea i hapur për shitjen e Armando Brojës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është i hapur për shitjen e sulmuesit Armando Broja për afatin kalimtar dimëror.

22-vjeçari humbi vitin e kaluar pasi këputi ligamentin e gjurit në dhjetorin e vitit 2022, por u rikthye në shtator.

Megjithatë, shqiptari s’e gjeti atë formën që e kishte vite më parë duke shënuar vetëm dy herë në 17 paraqitje, andaj Chelsea tani do ta shesë në rast që vjen ndonjë ofertë e “kënaqshme”.

Sipas “The Athletic”, Chelsea është duke konsideruar ta shesë Brojën dhe më nuk mendon ta huazojë.

Mirëpo, shitja e mundshme e shqiptarit s’është e lidhur me transferimin e një sulmuesi në afatin dimëror, me skuadrën e Pochettinos që po vuan për një golashënues.

Pas fitores 4:0 ndaj Preston North End në FA Cup muajin e kaluar, Pochettino tha fjalë të mëdha për Brojën.

“Për të qenë i sinqert, atij i nevojiten këto ndeshje, që ta gjej portën dhe të përmirësohet”.

“Ai duhet të ngrihet dhe të vazhdojë përpara. Duhet të jetë më pozitiv. Potenciali është fantastik. Po flasim për një nga sulmuesit e rinj më të mirë në Angli dhe Evropë, ka shumë potencial”.

“Por, problemi është se duhet ta shtyjë vetën dhe do të tentojmë t’i ndihmojmë që të kuptojë se asnjëherë nuk është mjaftueshëm".

Ndërkohë, për Brojën interesim kanë shprehur West Ham United, Wolves dhe Fulham.

Lajme të ngjashme