Chelsea fiton bindshëm ndaj Middlesbrough, siguron finalen e Kupës Carabao
Chelsea e ka shkatërruar në përballjen e dytë Middelsbroughin, duke e mposhtur me rezultat 6:1, pasi kishin pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë. Kjo fitore ka vlerën e një finaleje të arritur për të kaltrit e Londrës.
Skuadra e Mauricio Pochettinos ishte e pandalshme në këtë ndeshje, duke shënuar katër gola në pjesën e parë dhe dy në 45 minutat e pjesës së dytë.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 15-të, kur në tentimin e Armando Brojës për të shënuar, Howson aksidentalisht bëri autogol për rezultatin 1:0.
🏴 Goal: Jonathan Howson (OG) | Chelsea 1-0 Middlesbroughpic.twitter.com/R6LwnsISBs
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Broja ishte kontribues edhe në golin e dytë, kësaj radhe ai asistoi për Enzo Fernandez, i cili dyshfioi epërsinë në minutën e 29-të.
🏴 Goal: Enzo Fernández | Chelsea 2-0 Middlesbroughpic.twitter.com/qbt75IL1Cp
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Në një kundërsulm të shpejtë, i asistuar nga Sterling, Axel Disasi shënoi golin për 3:0 në minutën e 36-të.
🏴 Goal: Axel Disasi | Chelsea 3-0 Middlesbroughpic.twitter.com/sQfPHNu8Ih
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Cole Palmer u kujdes që Chelsea ta mbyllte pjesën e parë me katër gola në epërsi, kur shënoi për 4:0 në minutën e 42-të.
🏴 Goal: Cole Palmer | Chelsea 4-0 Middlesbroughpic.twitter.com/sQJwHvec2P
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Skuadra e Pochettinos nuk u ndal me kaq, ata shënuan edhe dy gola të tjerë, por nuk ia dolën të dalin nga kjo ndeshje pa pësuar gol.
Ishte sërish Palmer, që me golin e tij të dytë personal, e çoi rezultatin në 5:0 në minutën e 77-të, me Conor Gallagher në rolin e asistuesit.
Cole Palmer scored second time
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Chelsea 5-0 Middlesbroughpic.twitter.com/qrNUCPyaBE
Noni Madueke katër minuta më vonë shënoi për 6:0, Gallagher ishte asistues sërish.
🏴 Goal: Noni Madueke | Chelsea 6-0 Middlesbroughpic.twitter.com/c9VgKVabrk
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Për rezultatin final, Middelsbrough shënoi golin ngushëllyes, për rezultatin 6:1 me anë të Rogers.
🏴 Goal: Morgan Rogers | Chelsea 6-1 Middlesbroughpic.twitter.com/78blhxVTLI
— FootColic ⚽️ (@FootColic) January 23, 2024
Chelsea me rezultat 6:2, kualifikohet në finale të Kupës Carabao dhe do ta presë fituesin nga ndeshja tjetër Fulham - Liverpool, me të kuqtë që avancojnë nga ndeshja e parë me rezultat 2:1.