Chelsea e ‘shpartallon’ West Hamin
Chelsea ka shënuar fitore të thellë në shtëpi në derbin londinez ndaj West Ham Unitedit.
“Blutë” ishin të hatashëm duke regjistruar fitore bindëse prej 5:0.
Sulmuesi Cole Palmer i dha epërsinë Chelseas me një goditje të bukur pas një asistimi të Nicolas Jacksonit nga afërsia (15’).
Chelsea s’u ndal më kaq me kapitenin Conor Gallagher që ishte në vendin e duhur për të fituar nga një top i kthyer dhe dyfishuar epërsinë (30’).
Ndërsa, ishte Noni Madueke që u përkujdes për golin e tretë duke realizuar me kokë pas harkimit të Thiago Silvas (36’).
Chelsea vazhdoi me të njëjtin intensitet edhe në pjesën e dytë, ku i shumë kritikuari Jackson realizoi golin e katërt, ku e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur pas asistimit të Maduekes (48’).
Jackson pastaj e vulosi fitoren krejt në fund me një goditje të bukur (82’).
Chelsea ngjitët në pozitën e shtatë me 54 pikë derisa West Ham qëndron në vendin e nëntë me 49 sosh.