Chelsea e refuzon Karim Benzeman - NACIONALE

Chelsea e refuzon Karim Benzeman

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea e ka refuzuar shansin për të nënshkruar me ish sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema brenda këtij afati kalimtar dimëror.

Francezi është duke bërë çmos për t’u largar nga Al Ittihad një vit pasi kompletoi kalimin në Arabinë Saudite.

36-vjeçari i është ofruar disa klubeve në Prmeierligë dhe rreth Evropës, me Arsenalin dhe Manchester Unitedin që e konsideruan një marrëveshje të tillë.

Chelsea gjithashtu ka pasur shansin për të transferuar Benzeman, mirëpo “The Athletic” raporton se plani i klubit është të bëjë prioritet nënshkrimet me talentët.

Raporti shton se e ardhmja e Conor Gallagher gjithashtu është e pasigurt me Chelsean që është e hapur që ta shesë para se të mbyllet afati kalimtar.

“Blutë” e kanë bërë prioritet nënshkrimin me sulmuesin 20-vjeçar të Aston Villas Jhon Duran, mirëpo klubi i Unai Emery dëshiron të këtë një fitim nga investimi 18 milionësh që paguan verën e kaluar.

Përpos kësaj, problemi tjetër është se Duran është i lënduar dhe nuk dihet ende saktësisht për sa javë do të jetë jashtë fushës.

Dëshira e madhe e Chelsea vazhdon të jetë ylli i Napolit Victor Osimhen, që do të largohet nga Serie A në verë dhe ka një klauzolë lirimi në vlerën e 120 milionë eurove.

Lajme të ngjashme