Chelsea e mposht në udhëtim Aston Villën, Manchester United ndalet me barazim nga Newcastle United - NACIONALE

Chelsea e mposht në udhëtim Aston Villën, Manchester United ndalet me barazim nga Newcastle United

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Chelsea nën drejtimin e Graham Potter nuk po di të ndalur, kësaj radhe në Villa Park e mposhti Aston Villën me rezultat 2:0, ndërsa në anën tjetër në Old Trafford, Manchester United u ndal me barazim pa gola nga Newcastle United.

Kjo është fitorja e tretë e të kaltërve të Londrës në Premierligë që kur shkarkuan Thomas Tuchel, duke nisur një seri pozitive të rezultateve.

Teksa djajtë e kuq pas një fitore të vështirë në javën e kaluar ndaj Evertonit, kësaj radhe u ndalën nga sheikët e Newcastles.

Raporti nga ndeshja: Chelsea – Aston Villa

Ndeshja e zhvilluar në Villa Park, prodhoi ndeshje mjaft të mirë nga dy skuadrat. Posedimin e topit e kishte Chelsea, ndërsa rastet i krijonte Aston Villa.

Edhe pse krijoi shumë pak raste shënimi, Chelsea u tregua më konkrete në ndeshje dhe fitoi me dy golat e mesfushorit anglez, Mason Mount.

Golin e parë Mount e shënoi në minutën e gjashtë të takimit për 1:0 dhe gola tjerë gjatë kësaj pjese më nuk pati. VIDEO KËTU

Image

Në pjesën e dytë një gol i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë, me golashënues sërish Mount e çoi rezultatin 2:0 në minutën e 65-të, që doli të ishte edhe goli i rezultatit përfundimtar. VIDEO KËTU

Image

Me këtë fitore, Chelsea qëndron në pozitën e katërt me 19 pikë , katër më pak se Tottenhami i pozitës së tretë, por që ka një ndeshje më pak, ndërsa Aston Villa ka pozitën e 16-të në tabelë me vetëm nëntë pikë pas 10 ndeshjeve.

Raporti nga ndeshja Manchester United – Newcastle United

Manchester United pas fitores në javën e kaluar ndaj Evertoni, nuk arriti që ta mbajë serinë e fitoreve, duke barazuar pa gola me Newcastlen.

Djajtë e kuq ishin më të mirë në ndeshje në çdo nuancë të lojë, duke krijuar vazhdimisht e gjithashtu kishin dominim në posedim të topit, por kjo nuk doli të ishte e mjaftueshme.

Image

Me këtë barazim djajtë e kuq mbesin në pozitën e pestë me 16 pikë në nëntë ndeshje, tre më pak se Chelsea, ndërsa Newcastle ka pozitën e gjashtë me 15 pikë, por që Brighton me një ndeshje më pak ka 14 pikë mbrapa saj.

Cristiano Ronaldo luajti si titullar në këtë ndeshje, e që ishte paraqitja e parë nga fillimi në Premierligë që nga muaji gusht.

Image

Tabela për momentin në Premierligë

Ndeshja tjetër që ishte paraparë të përfundohej në të njëjtin orar, Leeds United – Arsenal, kishte probleme teknike ku si pasojë e rrymës, sistemi i komunikimit mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR-it nuk funksionoi dhe ndeshja u ndërpre për të vazhduar më vonë.

Lajme të ngjashme