Chelsea distancohet nga Neymar - NACIONALE

Chelsea distancohet nga Neymar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea e ka distancuar veten nga sugjerimet për transferimin e mundshëm të Neymarit nga Paris Saint-Germain.

Braziliani është i interesuar për t’u larguar nga PSG këtë afat veror, ndërsa ka informuar klubin për këtë dëshirë.

Raportimet në Francë thonë se destinacioni i preferuar është Barcelona, por që edhe Chelsea është duke konsideruar një transferim të mundshëm.

Sipas “The Guardian”, brenda klubet e kanë mohuar mundësinë se do të tentojnë transferimin e Neymarit këtë verë.

Raporti i mediumit anglez shton se e tëra ka nisur shkaku i lidhjes fantastike mes trajnerit Mauricio Pochettino dhe ish yllit të Barcelonës, mirëpo nuk ka asgjë konkrete.

Është shumë lehtë për Neymar sepse nuk të duhet kohë. Që nga dita e parë, ka qenë i hapur për të punuar”.

Është i mirë, dëgjon dhe gjithmonë i pranon vendimet në mënyrën më të mirë”.

Ndërkohë, PSG kërkon së paku 60-70 milionë funte për ta lënë 31-vjeçarin të largohet nga “Parku i Princave” por njëkohësisht do të pranonin edhe huazimin.

Një tjetër destinacion i mundshëm është Arabia Saudite, me një klub që po përgatit një ofertë të lartë financiare.

Lajme të ngjashme