L’Equipe: Neymar informon PSG-në se dëshiron të largohet këtë verë, e do kalimin te Barcelona
Sulmuesi Neymar Junior thuhet se ka njoftuar Paris Saint-Germain se dëshiron të largohet në këtë afat kalimtar veror.
Braziliani është i lidhur me një rikthim sensacional te Barcelona në një marrëveshje huazimi, por që klubi katalunas ende nuk ka pranuar plotësisht.
PSG thuhet se e ka ofruar në disa raste Neymarin te Barcelona, mirëpo përgjigja e klubit spanjoll ka qenë negative. Sidoqoftë me largimin e Ousmane Dembele kjo situatë mund të ndryshojë.
Neymar tani është i hapur për këtë mundësi dhe ka informuar PSG-në se dëshiron të largohet sa më parë të jetë e mundur, raporton gazeta e famshme franceze.
Neymar, l'attaquant brésilien du PSG, a informé sa direction, dimanche, qu'il souhaitait partir du club de la capitale dès cet été > https://t.co/QeRplqwLwH pic.twitter.com/6R7Ovx4Z1E
— L'ÉQUIPE (@lequipe) August 7, 2023
Sipas tyre, braziliani po ëndërron rikthimin te Barcelona në këtë afat veror por pengu kryesor mbetet Xavi Hernandez që e sheh lojtarin si ‘problem’ për t’u përshtatur me projektin aktual si dhe në dhomën e zhveshjes.
Bordi drejtues i Barcelonës është i hapur për një nënshkrim të mundshëm, sidomos pas atij takimit ditë më parë ku i pranishëm ishte Pini Zahavi, përndryshe mik i presidentit Joan Laporta.
Raporti shton se Neymar është lodhur nga PSG sepse mendon se “Parisienët” nuk po i mbrojnë lojtarët e tyre aq sa duhet brenda dhe jashtë fushës, ku si pasojë nisin kritikat e shumta.