Chelsea bën ofertën e madhe për Fernandez, 90 milionë euro plus tre lojtarë
Chelsea ka bërë një ofertë mjaft të madhe që përfshin tre lojtarë plus 90 milionë euro për shërbimet e yllit të Benficas, Enzo Fernandez, raportojnë mediat në Portugali.
"Blutë" janë duke e vëzhguar që një kohë Fernandezin, i cili e dëshmoi kualitetin me paraqitje të bukura në Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës.
Dy klubet ishin në negociata këto ditët e fundit, por nuk arritën marrëveshje. Skuadra e Premierligës kërkonte që klauzola e lirimit në vlerën e 120 milionë eurove të paguhej me tre rata, derisa Benfica kërkonte që pjesa më e madhe të paguhet menjëherë me para në dorë.
Sipas "Record", Chelsea ka bërë një tjetër ofertë në tavolinë që përfshin 90 milionë euro plus Hakim Ziyech, si dhe huazimin e dyshes David Datro Fofana dhe Andrey Santos.
Chelsea's new offer for Enzo Fernandez is '€90M and three players' - two on loan, one permanent. pic.twitter.com/D856UdtMpe
— SPORTbible (@sportbible) January 5, 2023
Ziyech shkëlqeu me Marokun në Kupën e Botës duke iu ndihmuar të arrijnë deri në gjysmëfinale, por prapëseprapë nuk po ka vend në formacionin e Potter duke luajtur si inkuadrues.
Ndërkohë, sa i përket Fofanas - ai nënshkroi me Chelsean në janar por do të huazohet për të fituar minutazhë. Santos ende s'e ka kompletuar transferimin por gjithashtu mund të përdoret për nënshkrimin me Fernandez.
Në garë për Fernandez ndodhen edhe dy klubet angleze Chelsea dhe Manchester United. Argjentinasi në Kupën e Botës fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri të turneut.