Chelsea arrin marrëveshje me Monacon për Disasin
Chelsea ka arritur marrëveshje në parim me Monacon për qendërmbrojtësin Axel Disasi.
Siç raporton “The Athletic”, skuadra londineze do ta kompletojë marrëveshjen për francezin në një marrëveshje prej 45 milionë eurove.
25-vjeçari do të jetë opsion për qendrën e mbrojtjes, pasi Wesley Fofana do të mungojë për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.
🚨 EXCLUSIVE: Chelsea have reached an agreement in principle with AS Monaco to sign defender Axel Disasi. #CFC set to pay #ASMonaco ~€45m for 25yo France int’l. Right centre-back option. Fofana out for considerable period due to knee injury @TheAthleticFC https://t.co/hiCbrWoiNo
— David Ornstein (@David_Ornstein) July 30, 2023
Disasi kaloi te Monaco nga Reims në vitin 2020, derisa edhe ishte pjesë e kombëtares së Francës në Kupën e Botës 2022, ku bëri tre paraqitje në Katar.
Ai ishte katër vite pjesë e Reims, ku u transferua nga akademia e klubit Paris FC.
Për Chelsean, ky do të jetë transferimi i dytë radhazi nga Monaco, pasi kanë kompletuar edhe nënshkrimin e mbrojtësit Benoit Badiashile.
Raporti shton se francezi është një lojtar i nivelit të lartë sa i përket forcës fizike dhe shumë i saktë në pasime, që do të jetë shtesë për gjigantin londinez.
Ndërkohë, “Blutë” po përgatiten për edicionin 2023/24, me shpresën që të fitojnë tituj dhe objektivin për t’u kthyer në Ligën e Kampionëve.